Maqedoni
Arrestimi i Fejzi Azirit, Spasovski: nuk u vonuam, e arrestuam sapo e gjetëm
18.04.2018 15:54
Fejzi Aziri, njëri prej të akuzuarve në rastin “Monstra”, gjendet në masë arresti aktualisht në Klinikën për pulmologji në Shkup...

Fejzi Aziri, njëri prej të akuzuarve në rastin “Monstra”, gjendet në masë arresti aktualisht në Klinikën për pulmologji në Shkup, e më pas do të dërgohet në burgun e Shtipit, ku duhet të vuajë dënimin prej 6 vitesh burg për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Mungesa e Azirit detyroi gjykatën të shtyjë dje rigjykimin e parë të rastit “Monstra”.
Aziri iu dha leje një muaj për të dalë nga burgu, por nuk u kthye më për të vazhduar dënimin. Mbrojtja e tij thotë se do të ankohet. Ministri i Brendshëm, Spasovski, thotë se arrestimi i Azirit nuk është i vonuar.
Për të akuzuarit, Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin, që ende janë të pakapshëm për forcat e rendit, Spasovski tha se MPB ka informacione, por ato nuk janë për publikun.
“Arrestimi i Fejzi Azirit aspak nuk është i vonuar. Në momentin kur personi u gjend, ai është vendosur në masa sigurie në Klinikën për pulmologji. Nuk kemi mundur t’i njoftojmë të gjitha mediat në momentin e arrestimit. Por, më pas njoftuam edhe mediat edhe burgun që ka lëshuar fletëarrestin apo kërkesën për burgosjen e tij. Në këtë aspekt, ky rast është sqaruar”,- tha ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.
