Botë
Rekomandimi për Shqipërinë, Basha: Rama të lejojë arrestimin e Tahirit
18.04.2018 16:28
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndeti vendimin për të rekomanduar hapjen e negociatave të Komisioni Europian...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndeti vendimin për të rekomanduar hapjen e negociatave të Komisioni Europian, i cili vjen si një lajm i mirë për shqiptarët në një kohë depresioni ekonomik.
Por, Basha tha se rreziku më i madh kundër hapjes së negociatave është qeveria Rama, korrupsioni dhe lidhjet kriminale. Tani është ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij, deklaroi kreu i demokratëve të Shqipërisë.
“Të mos fshihet pas fishekzjarrëve dhe shashkave, të marrë përgjegjësitë e tij për të lejuar arrestimin e Saimir Tahirit dhe të të gjithë atyre që ka mbrojtur duke shkelur ligjin dhe kushtetutën. Duke lejuar drejtësinë të hetojë dhe vënë para përgjegjësisë çdo politikan dhe zyrtar të korruptuar dhe të lidhur me krimin… Sa më shumë të përparojmë në procesin e integrimit europian, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë për çështjet e të drejtave të njeriut, si arrestimi i qytetarëve në Kukës në mes të natës dhe i arrestimit të “peshqve të mëdhenj” si Saimir Tahiri, në standarde të demokracisë, presionin ndaj mediave etj”,- deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
