Maqedoni

Bisedimet rreth emrit, Kotzias: mos prisni ftesë për në NATO në korrik

18.04.2018 16:40

Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kotzias, është i bindur se Maqedonia nuk do t’i gëzohet ftesës për anëtarësim në NATO në korrik, edhe përkundër optimizmit të politikanëve në Shkup...

Në një intervistë për Radion greke 274, Kotzias deklaroi se ratifikimi i një marrëveshjeje eventuale rreth emrit duhet të kalojë shumë procedura, fillimisht referendumin, më pas miratimin në parlament, e kjo do të zgjaste deri në vjeshtë.

Në lidhje me bisedimet që po zhvillohen, Kotzias pohon se identiteti është çështje e vetëpërcaktimit, ndërsa për nacionalitetin do të përdorej emërtimi i ri, pra qytetarë të shtetit me emrin për të cilin do të arrihet marrëveshje.

Republika e Maqedonisë - Shkupi, duket se nuk është më pjesë e pakos së propozimeve dhe Kotzias thotë se Greqia i ka lënë hapësirë vendit fqinj të zgjedhë përcaktimin, sipas tij, që do të shërbejë edhe për përdorim të brendshëm.

Ai kategorikisht hodhi poshtë mundësinë për një zgjidhje që nuk përfshin ndryshime kushtetuese dhe emrin “erga omnes”.