Rasti “Tanku”, Jankullovska do të gjykohet ndaras
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, do të gjykohet veçmas në rastin “Tanku”, që ka të bëjë me furnizimin e Mercedesit luksoz...

Jankullovska nuk u paraqit në seancën e sotme të këtij rasti, pasi mbrojtja paraprakisht ia dorëzoi gjykatës raportin mjekësor për shtatzëni të rrezikshme.
Specialja shqyrtoi dhe pranoi vërtetimin e mjekëve dhe kërkoi që Jankullovska të gjykohet ndaras nga pjesa tjetër e të akuzuarve për blerjen e Mercedezit luksoz.
Kërkesa u pranua nga gjykata, por ky vendim shkaktoi reagimin e avokatëve të të akuzuarve tjerë, ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe ish-ndihmësit të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovskit.
Ata konsiderojnë se Jankullovska është e rëndësishme për mbrojtjen e tyre, prandaj janë kundër ndarjes së procedurës.
