Maqedoni
Tregtia me njerëz, rregullativë ligjore për mbrojtje të viktimave
18.04.2018 17:27
Regullativat ligjore duhet të ndikojnë në mbrojtjen e viktimave të tregtisë me njerëz, po ashtu edhe tek gratë të cilat janë viktima të dhunës...

Duhet të bëhet më tepër edhe sa i përket kompensimit për viktimat e posaçërisht, atyre viktimave të tregtisë me njerëz.
“Ajo çka ne duam është që më tepër të sigurojmë fakte ndaj fajtorëve, pikërisht ndaj atyre që bëjnë tregti me njerëz. Mundohemi tepër edhe që t’u sigurojmë kompensim personave të cilët kanë qenë viktima të tregtisë me njerëz”,- tha Suzana.
“Në bazë të këtyre të dhënave, të vlejnë për përfaqësim, përkatësisht të ndikojnë në krijimin e politikave të reja, programeve dhe rregullativave ligjore, të cilat do të duhet të ndikonin në mbrojtjen eventuale të viktimave të tregtisë me njerëz, viktima të eksploatimit, fëmijë - viktima të dhunës dhe gra - viktima të dhunës”,- theksoi Maja Toturovska nga Shoqata “Porta e hapur”.
Kjo u theksua gjatë prezantimit të projektit nga Shoqata për veprim kundër dhunës dhe trafikimit njerëzor – "Porta e hapur, partneritetet strategjike për zhvillimin e një agjende sociale për ndryshimin: njohja, respektimi dhe ushtrimi i të drejtave”.
Projekti në fjalë është financuar nga Bashkimi Europian.
GYLTENE SINANI
