Zgjerimi i ekzekutivit, Ahmeti: Nuk jemi spektatorë, por aktorë në politikë
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka kërkuar gazetarëve të jenë të duruar...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka kërkuar gazetarëve të jenë të duruar, pasi koha do të sqarojë dilemat për zgjerimin e qeverisë.
Ahmeti nuk deshi të flasë për kombinatorika konkrete apo ndërrime postesh, siç po spekulohet në media. I përkujtoi opinionit se BDI është subjekt serioz politik, që nuk flet me terminologjinë “jap” apo “marr”, por bën politikë të mirëmenduar dhe respekton dakordimet apo marrëveshjet eventuale.
“BDI është parti shumë serioze dhe ne nuk jemi spektatorë, por aktorë në fushën politike dhe vendimmarrëse. Unë nuk jam tregtar që të luaj me qeverinë, do lejoj apo jo një ministri. Janë negociata që zhvillohen mes partive. Është çështje negociatash, bisedimesh, nëse palët dakordohen”,- theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
