Raporti i KE-së, VMRO: Zaev i shet dyshat e Raportit si pesëshe
Në takimin me eurokomisionerin Hahn, kreu i VMRO-DPMNE-së....

Në takimin me eurokomisionerin Hahn, kreu i VMRO-DPMNE-së ka potencuar se cilësinë e ligjeve reformuese e ka përmirësuar opozita në vend.
Sipas tij, vazhdon të jetë shqetësuese gjendja me korrupsionin, joefikasiteti i institucioneve dhe sistemi gjyqësor i pareformuar.
Nga VMRO ndërkohë në një pres konferencë akuzuan qeverinë e LSDM-së se nuk ka as kapacitet kuadrovik dhe as vullnet politik për të realizuar reformat thelbësore. Tani për tani i vetmi rezultat pas një viti punë është rritja e korrupsionit.
Në këtë drejtim Republika e Maqedonisë e merr këtë rekomandim për fillim të negociatave të cilën e merrte edhe 7 vite të tjera me radhë. Duhet të konstatojmë se raporti pozitiv për Republikën e Maqedonisë nuk është lajm i ri, por diçka që ne e shohim prej vitit 2009 e këndej.
“Është e qartë se pa marrë parasysh se çfarë raporti merr Maqedonia, fillimi i negociatave për anëtarësim në BE varet vetëm nga zgjidhja e problemit të cilin Maqedonia e ka me Greqinë. Nëse lexohet me vëmendje raporti, në asnjërën nga fushat kyçe, siç është administrata publike, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk ka vlerësim se është bërë përparim i mirë, por gjithkund shkruan se është arritur një nivel i caktuar i përgatitjes, që nëse përkthehet në vlerësim shkollore, paraqet notën dysh. Pesëshet me të cilat Zaevi dëshiron të lavdërohet, në fakt janë dysha”,- tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
