Rasti “Monstra”, Mickovski: Zaevi po luan me ndjenjat e prindërve
Kreu i VMRO-së, Mickovski, akuzon kryeministrin Zaev se po luan me ndjenjat e prindërve....

Kreu i VMRO-së, Mickovski, akuzon kryeministrin Zaev se po luan me ndjenjat e prindërve të të vrarëve në liqenin e Smillkovës.
Zaev gjithnjë ka pohuar se e di të vërtetën, përse tani nuk e tregon, pyet Mickovski, sipas të cilit, marrëveshjet politike që po i bën Zaevi kanë si qëllim realizimin e “Platformës së Tiranës” dhe lojë me fatin e qytetarëve për të plotësuar qëllimin e vetëm, zgjatjen e jetës së kësaj qeverie.
“Prej kur ai erdhi në qeverisje, e vetmja gjë që u ndryshua është që të akuzuarit u kthyen në rigjykim, ndërsa dje edhe vetë prindërit vërtetuan se personat e akuzuar të cilët janë në rigjykim janë fajtorët e vërtetë. Dëgjuam se si të njëjtit kanë komunikuar me pjesëtarë të qeverisë, për arsye se thoshte që din gjithçka, tani shihet se kryeministri, Zoran Zaev, i fsheh dëshmitë dhe e pengon të drejtën. Është e qartë për prindërit dhe të gjithë opinionin propaganda morbide dhe e rrejshme. Në realitet para syve e kemi realizimin e “Platformës së Tiranes” të cilën aq shumë e mohojnë, ndërsa në mënyrë të rregullt e zbatojnë personat e qeverisë. Duke luajtur me fatin e qytetareve për qëllime politike, nuk mund ta lejojmë këtë. Na duhet drejtësi dhe jo marrëveshje politike, qëllimi i së cilës është mbetja në qeveri”,- deklaroi Hristijan Mickovski nga VMRO-DPMNE.
