Maqedoni

Vazhdon Samiti digjital për Ballkanin Perëndimor, debat për luftën me lajme të rrejshme

19.04.2018 10:27

Debat "Mediat në epokën digjitale:Lufta me lajmet e rrejshme"...

Debat "Mediat në epokën digjitale:Lufta me lajmet e rrejshme", si dhe tryezë ministrore e rrumbullakët "Digjitalizimi i Ballkanit Perëndimor - një hap përpara" janë në agjendën e ditës së dytë të Samitit digjital për Ballkanin Perëndimor, që prej dje mbahet në Shkup.

Në samit sot do të ketë panele edhe në tema të tjera, ndërsa do të përmbyllet me deklaratë të përbashkët.

Vazhdojnë edhe aktivitetet e Samitit të IT kompanive, që mbahet paralelisht me Samitin. Kompanitë vendore dhe ndërkombëtare i prezentojnë shërbimet më të reja, idetë inovative, këmbejnë përvoja dhe i përjashtojnë partneritetet për bashkëpunim.

Në hapjen e Samitit dje janë dërguar mesazhe për shfrytëzimin e mundësive prej transformimit digjital dhe integrimit digjital të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE para se kjo të ndodh në planin politik.

Siç paralajmëroi eurokomisarja për Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel, tashmë është duke u punuar në agjendën digjitale për Ballkanin Perëndimor e cila është pjesë e strategjisë së BE-së, do të prezentohet në Samitin që do të mbahet më 17 maj në Sofje.

Atëherë, sipas paralajmërimeve, do të definohen çështje më konkrete rreth zvogëlimit të çmimit të roamingut në Ballkanin Perëndimor me BE-në./Mia