Maqedoni

Bashkëpunimi rajonal, Mogherini në darkë me kryeministrat e Ballkanit

19.04.2018 11:45

Shefja e Diplomacisë europiane, Federica Mogherini, ka takuar mbrëmë në një darkë pune kryeministrat e vendeve të Ballkanit...

Në darkë ishin të pranishëm kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe rruga europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin temat tjera që u diskutuan në këtë darkë pune të Mogherinit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.