Maqedoni
Mogherini mban fjalim në Kuvend: Maqedonia të mbajë të qarta aspiratat e saj
19.04.2018 13:16
Përfaqësuesja e lartë për punë dhe politikë të jashtë e sigurisë së BE-së, Federika Mogerini...

Përfaqësuesja e lartë për punë dhe politikë të jashtë e sigurisë së BE-së, Federika Mogerini, në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvend tha se vendi është në rrugë të mbarë, por duhet të vazhdojë të punojë edhe më shumë për të arritur të hyjë në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
Mogherini ka kërkuar që Maqedonia duhet t’i mbajë të qarta aspiratat e saj dhe të vazhdojë të investojë për t’i arritur ato. Ajo ka porositur autoritetet se kanë kohë të mjaftueshme që deri në qershor të ndërmarrin hapat e nevojshëm që do t’i sillnin datë për fillimin e negociatave me BE-në.
“Jeni në rrugën e drejtë. Kjo është arritje jo vetëm e qeverisë, por e të gjitha institucioneve të vendit, nga presidenca deri te qeveria, organizatat e të tjera. Jam e sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe arritje tjera. Ditët e kaluara dëgjova shumë falënderime për raportin pozitiv, po në fakt ne duhet t’u falënderojmë për atë që arritët ta bëni. Këto janë rezultate të përbashkëta edhe të qeverisë edhe të opozitës. Investoni në unitetet, në institucionet demokratike, investoni në talentet e njerëzve sidomos të të rinjve kreativë, investoni në aspiratat dhe dëshirën e tyre për t’u bërë pjesë e BE-së. Ka një atmosferë të re në vend dhe kjo vërehet në Bruksel po edhe në vendet tjera të BE-së. Është koha të filloni të vraponi bashkë me fqinjët tuaj dhe jam e sigurt se bashkë do të shkoni shumë larg”,- deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.
