FSSH

FSSH, mbulon harxhimet për disa prodhime

24.07.2014 15:55

Prej 1 gushtit, 300 të siguruar shëndetësor me sëmundje të rralla të metabolizmit, që kanë alergji ndaj vajrave të caktuara, qumështit dhe llojeve të ndryshme të miellit, me qëllim që t’u lehtësohet mënyra e jetesës dhe t’u pakësohen shpenzimet financiare..........

Prej 1 gushtit, 300 të siguruar shëndetësor  me   sëmundje të rralla të metabolizmit, që kanë alergji ndaj vajrave të caktuara, qumështit dhe llojeve të ndryshme të miellit, me qëllim që t’u lehtësohet mënyra e jetesës dhe t’u  pakësohen shpenzimet financiare, do të ndihmohen me shpenzime mujore prej 4 mijë deri më 35 mijë denarë për ushqim, theksoi drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Maja Parnaxhieva Zmejkova.

“Kjo është pjesë për të siguruarit tanë, të cilët përderisa janë alergjik ndaj proteinave dhe vajrave të caktuara dhe i shfrytëzojnë të njëjtat, shëndeti i tyre do të keqësohet. Përkundër komplikimeve në shëndetin e tyre, kemi edhe komplikime në punën e Fondit, që e gjithë kjo të ndalohet dhe të lehtësohet mënyra e tyre e jetesës, Fondi gradualisht sjell tipe të caktuara të miellit, qumështit dhe vajit për ngrënie”- deklaroi drejtoresha e FSSH-së, Maja Parnaxhieva Zmejkova.

Qytetarët, pavarësisht prej ku janë furnizuar deri më tani në Maqedoni apo jashtë, janë të obliguar të  tregojnë  llogarinë fiskale dhe Fondi në pajtueshmëri me Ligjin, në afat kohor prej 30 ditësh, duhet të përgatisë vendim, me anë të së cilës do të kompensohen shpenzimet e qytetarëve. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)