Botë
Izraeli, 70 vite shtet. Netanyahu: Zgjasim dorën e paqes
19.04.2018 15:05
Izraeli përkujton 70-vjetorin e themelit të tij me një festë që do të zgjasë 70 orë. Fjalime ceremoniale, koncerte, fishekzjarrë, festa në vendin hebre do të vijojë deri të shtunën në mbrëmje...

Çelja e festimeve u shënua me ceremoninë e mbajtur në kodrën Herzl ku ndodhen varrezat e kombit, ku u edhe ndezën pishtarët.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu theksoi se pavarësia e Izraelit do të thotë edhe aftësi për vetëmbrojtje. Ai i drejtoi një mesazh vendeve të rajonit: “Dora jonë zgjatet në paqe për të gjithë fqinjët tanë që e duan paqen”.
Më pas, së bashku me presidentin Reuven Rivlin falenderoi shefin e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e shtetit hebre ne muajin dhjetor. Nëntorin e 1947-tës, një ditë para votimit të pritshëm në OKB mbi ndarjen e Palestinës në shtete hebraike dhe arabe, CIA i kërkoi Presidentit Harry Truman të mos entuziazmohej shumë nga ideja.
“Amerikës do t’i duhet ta mbrojë vendin e ri hebre”, thuhej në memon e fshehtë te agjencisë qendrore të inteligjencës. “Hebrenjtë, vazhdonte ajo, nuk do të rezistojnë dot më shumë se 2 vjet”.
Disa muaj me vonë, David Ben-Gurion ishte gati të shpallte krijimin e shtetit të Izraelit.
I ulur mes dhjetëra burrave që do të përcaktonin fatin e kombit në formim, ai u kthye nga njeri prej krerëve të vet më të rëndësishëm ushtarake, Yigael Yadin, dhe e pyeti nëse mendonte se një shtet i ri hebre do t’i mbijetonte reagimit të pashmangshëm arab.
Yadin tha se shanset ishin 50 me 50. sot, të tilla histori duken si relike të një kohe tjetër. Në 70 vjetorin e tyre të pavarësisë, izraelitet thotë Bloomberg, janë mëse të ndërgjegjshëm dhe thellësisht krenarë për faktin se vendi i tyre i plotësoi dhe i tejkaloi ambiciet e burrave dhe grave qe e themeluan dekada më parë.Top Channel
