ShBA: Përkrahje pa rezervë perspektivës euroatlantike të Maqedonisë

19.04.2018 18:27

Departamenti amerikan i Shtetit përkrah pa rezervë perspektivën euroatlantike të Maqedonisë....

Departamenti amerikan i Shtetit përkrah pa rezervë perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, pasi vendi mori rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Europian për fillimin e bisedimeve.

Nga Departamenti i Shtetit amerikan, për agjencinë MIA kanë thënë se ShBA-të vazhdojnë me punë së bashku me Maqedoninë, për reforma thelbësore dhe demokratizim të shoqërisë.

“Me Qeverinë po punojmë në zbatimin e reformave gjyqësore dhe sundimin e së drejtës, lirinë e mediave dhe qeverisjen e përgjegjshme. ShBA mbetet mik dhe partner i Maqedonisë dhe përkrahim të ardhmen europiane të vendit”,- theksojnë nga Departamenti i Shtetit. ShBA, - thuhet më tej, - i jep përkrahje të fortë procesit të bisedimeve për emrin nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara dhe presin zgjidhje të kontestit të vjetër, që është arsye për ndarje mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“I inkurajojmë të dy vendet të demonstrojnë fleksibilitetin e nevojshëm dhe kreativitet që të gjendet zgjidhje e përbashkët e që do të ishte në interes të sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe paqes në rajon”, citohet të kenë deklaruar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.