Kuvendi i Shqipërisë, kritika mes Ramës dhe Bashës

19.04.2018 19:10

Dy ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në....

Dy ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe bëri thirrje për dialog, duket se ky i fundit është thjesht një iluzion. Seanca plenare e kësaj të enjteje ka qenë dëshmitare e një sërë debatesh dhe akuzash mes liderëve kryesorë. Kryeministri, Edi Rama, pasi theksoi se rekomandimi pozitiv është i merituar, ia shtriu dorën opozitës për bashkëpunim.

Por, kryetari demokrat, Lulzim Basha, tha se Edi Rama ka dështuar. Opozita qëndroi vetëm 30 minuta në seancë.

Një ditë më parë, gjatë takimeve në Tiranë, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, theksoi domosdoshmërinë për dialog mes opozitës dhe qeverisë. Ndërsa vendimi përfundimtar për çeljen e negociatave do të merret në qershor. (Luljeta Ndoka, TVM2)