Eurostat: Vitin e kaluar gjysmë milion azilantë në BE

19.04.2018 19:20

Bashkimi Europian u ka dhënë azil mbi gjysmë milioni refugjatëve në vitin 2017...

Bashkimi Europian u ka dhënë azil mbi gjysmë milioni refugjatëve në vitin 2017, bëri të ditur Agjencia për Statistika e BE-së, Eurostat.                  

Shifra paraqet ulje për rreth një të katërtën, krahasuar me vitin 2016. Eurostat tha se qytetarët sirianë kanë përbërë numrin më të madh të azilkërkuesve të suksesshëm, vitin e kaluar, për t'u pasuar nga afganët dhe irakianët.

Migrantët nga Shqipëria dhe Kosova kanë pasur më së paku gjasa për azil. Po sipas Eurostat-it, Gjermania ka marrë numrin më të madh të azilkërkuesve, rreth 60%, dhe është pasuar nga Austria dhe Suedia. Më së paku azilkërkues kanë pranuar Republika çeke dhe Polonia.