Armeni, mbi 100 të arrestuar në protestat anti-qeveritare

19.04.2018 19:38

Mbi 100 protestues u arrestuan në qendër të Jerevanit pas përleshjeve me policinë.....

Mbi 100 protestues u arrestuan në qendër të Jerevanit pas përleshjeve me policinë, që rrethoi një ndërtesë të madhe qeveritare. Kjo është dita e shtatë e protestave në kryeqytetin e Armenisë kundër zgjedhjes së ish-presidentit, Serzh Sarkisian, në postin e kryeministrit.

Një zëdhënës i policisë tha se 106 protestues janë arrestuar në sheshin e Republikës ku ndodhen zyrat qeveritare. Arrestimet u bënë pasi policia i paralajmëroi qytetarët kundër bllokimit të ndërtesave të qeverisë. Protestat po udhëhiqen nga lideri i opozitës, Nikol Pashinian.

Ditë më parë, Parlamenti i Armenisë e votoi Sarkisianin për kryeministër, duke forcuar dominimin e tij pas një dekade si president. Shtetet e Bashkuara u kërkuan të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën.