Paris, protesta anti Macron

19.04.2018 19:47

Sindikatat e hekurudhave dhe studentët dolën sot në protesta në Francë për të kundërshtuar...

Sindikatat e hekurudhave dhe studentët dolën sot në protesta në Francë për të kundërshtuar, siç u tha, politikat anti-popullore kapitaliste të presidentit Macron. Në Paris disa mijëra protestues lëshuan gurë e sende ndaj forcave të policisë, të cilat reaguan me gaz lotsjellës dhe të shtëna të shumta.

Sindikata e hekurudhave SNCF po proteston kundër lëvizjes së qeverisë për ngrirjen e pagave dhe shkarkimin e 120 000 vendeve të punës, së bashku me reduktim të të drejtave të punëtorëve dhe zgjerim të përdorimit të kontraktorëve privatë.

Studentë e profesorë protestuan përveç në Paris, edhe në Toulouse, Montpellier, Bordeaux, Strasbourg e Rennes, duke shprehur zhgënjimin e tyre ndaj reformave në arsim.