Evakuime masive në Berlin, çaktivizohet bomba nga lufta e dytë botërore
Një evakuim masiv po zhvillohet në Berlin për t’i lejuar ekspertëve që të çmontojnë një bombë 500 kilogramshe...

Një evakuim masiv po zhvillohet në Berlin për t’i lejuar ekspertëve që të çmontojnë një bombë 500 kilogramshe e cila daton qe nga lufta e Dytë Botërore. Në zonën tash me te avakuuar jane te vendosura disa ministri, ambasada, një spital dhe stacioni qendror i hekurudhave të qytetit.
Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-1945 janë gjendur çdo vit. Policia thotë se nuk ka një rrezik të menjëhershëm nga bomba. Mbyllja e stacionit qendror të trenave ka bërë që kompania shtetërore “Deutsche Bahn” dhe operatorë të tjerë transporti të paralajmërojnë për probleme të mëdha në qarkullimin e trenave, tramvajëve dhe autobusëve.
Ndërsa fluturimet drejt dhe nga aeroporti Tegel, rreth 7 kilometra larg, nuk do të preken, edhe pse avionët që do të ulen atje do të duhet të evitojnë të fluturojnë mbi zonë.
