Botë

Ukrainë, ligjvënësit duan ndarjen e Kishës nga Rusia

20.04.2018 12:25

Ligjvënësit ukrainas kanë mbështetur thirrjen e presidentit Petro Poroshenko për kreun mbarë-botëror të Kishës Ortodokse që të njohë pavarësinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës nga Moska...

Votimi në Parlament u zhvillua disa ditë pasi Poroshenko u takua me kryepeshkopin e Konstandinopojës, Patriarkun Ekumenik Bartholomew, gjatë një udhëtimi në Stamboll. Rezoluta u mbështet nga 268 ligjvënës – më shumë se minimumi prej 226 votash të nevojshme. 

Poroshenko, në një fjalim në Parlament, e cilësoi aktin si “rivendosje të drejtësisë historike”. Por, zëdhënësi i Kremlinit, tha se Moksa e kundërshton çdo përpjekje që synon “ndarjen e kishave”.Kievi po përpiqet të marrë statusin autoqefal për Kishën Ortodokse të Ukrainës që nga viti 2016.