Botë
Humb jetën nga zjarri një grua
20.04.2018 13:31
Një grua ka vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi për njerëz me aftësi të kufizuara...

Zjarri i madh filloi në Connington Crescent, Chingford, në verilindje të Londrës, rreth orës 02:15.
Tetë banorë dhe katër kujdestarë arritën të dilnin nga blloku tre-katësh para se zjarrfikësit të mbërrinin në vendin e ngjarjes. Gruas iu dha ndihma e parë, megjithatë ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.
Më shumë se 70 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje për të luftuar flakët ndërkohë që shkaku i shpërthimit të zjarrit nuk është përcaktuar ende./tvklan
