Botë

Del nga pista avioni me 139 pasagjerë

20.04.2018 14:10

Një avion me 139 pasagjerë në bord ka dalë nga pista e aeroportit në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu...

Avioni Boeing 737 i kompanisë ajrore “Malindo Airlines” doli nga pista në orët e para të mëngjesit të së premtes, ndërsa sipas raportimeve mediatike fatmirësisht nuk ka të lënduar. Dalja nga pista e avionit shkaktoi panik të madh tek pasagjerët.
 
Zëdhënësi i aeroportit, Prem Nath Thakur tha se pilotët e avionit kishin konstatuar një problem dhe në momentet e fundit kishin hequr dorë nga ngritja e avionit në fluturim.
 
Pilotët nuk qenë në gjendje ta kontrollonin dhe avioni u ndal 30 metra larg pistës.
 
Aeroporti ndërkombëtar i Tribhuvanit u mbyll për 12 orë dhe qindra pasagjerë u detyruan të anulonin fluturimet e tyre./tvklan