Maqedoni

Dibranët, njoftohen me efikasitetin energjetik

24.07.2014 18:03

Në sajë të projektit për rritjen e efikasitetit energjetik dhe përdorimin e burimeve rinovuese të energjisë në regjionin ndërkufitar...

Në sajë të projektit për rritjen e efikasitetit energjetik dhe përdorimin e burimeve rinovuese të energjisë në regjionin ndërkufitar, në sheshin Skënderbeu u organizua aktiviteti i titulluar “Dita e hapur”, ku qytetarët e Dibrës patën mundësi të njihen më afër me shfrytëzimin e efikasitetit energjetik dhe përfitimet nga shfrytëzimi i burimeve rinovuese të energjisë nga këshilla inxhinierësh dhe materiale promovuese.
 
Projekti ka për qëllim promovimin e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimin e burimeve rinovuese të energjisë, si dhe shfrytëzimin e energjisë diellore dhe energjinë e erës, në regjionin jug-perëndimor të planifikuar të Maqedonisë. 
 
Projekti është financuar nga Unioni Evropian, si pjesë e IPA-programit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. 
 
Partneri kryesor i projektit është Qendra për Efikasitet Energjetik në Maqedoni, “MACEF’’, në partneritet me Qendrën për Zhvillim të Regjionit jug-perëndimor të Republikës së Maqedonisë dhe  Shqipërisë’, “EU” Qendra për Efikasitet Energjetik dhe Këshilli Regjional i qytetit të Korçës nga Republika e Shqipërisë.
 
ATLI DEMI