Maqedoni

Penalja hedh poshtë ankesën, Fejzi Aziri kthehet në burgun e Shtipit

20.04.2018 15:46

Fejzi Aziri, një nga të akuzuarit në rastin “Monstra”, është kthyer në burgun e Shtipit....

Me sigurim policor, ai u transferua nga Klinika e  pulmologjisë drejt burgut ku duhet të vuajë dënimin për armëmbajtje pa leje. Gjykata Penale hodhi poshtë ankesën e avokatëve mbrojtës të Azirit për ndërprerjen e dënimit të tij.
 
Aziri mungoi këtë javë, në ditën e parë të rigjykimit të rastit “Monstra”, pasi ishte shtruar në spital, ku edhe u arrestua nga policia, meqë më herët ai doli me leje nga burgu i Shtipit, por nuk u kthe më. Ai akuzohet për vrasjen e personave në liqenin e Smillkovës në vitin 2012, lëndë kjo që është kthyer në rigjykim pasi PPS pohon se për këtë rast ka materiale në bisedat e përgjuara. Pas këtij pohimi, të akuzuarit e tjerë u lanë të lirë deri në rigjykimin e lëndës, por jo edhe Aziri, ndaj të cilit rëndon edhe vepra penale për armëmbajtje pa leje. Të pakapshëm për policinë në rastin “Monstra” janë ndërkohë edhe dy të akuzuar të tjerë.