VMRO-DMPNE: ELEM, sinonim i kriminalitetit e korrupsionit
VMRO ka akuzuar drejtuesit e ELEM-it se kanë nënshkruar marrëveshje të dyshimtë....

VMRO ka akuzuar drejtuesit e ELEM-it se kanë nënshkruar marrëveshje të dyshimtë për punësimin e punëtorëve për nevojat e TEC-it - Bitola.
Sipas VMRO-së, ELEM po kthehet në sinonim të kriminalitetit dhe korrupsionit, ndërsa LSDM e akuzon se nuk po punon për qytetarët, por për të kënaqur apetitet e funksionarëve të saj.
Bëhet fjalë për një kontratë të lidhur me firmën SV Invest, e cila, sipas VMRO-së, është lidhur në katër sy, pa u respektuar procedurat e tenderimit, vetëm sepse firma është e afërt me drejtorin e TEC – Bitolës.
“Drejtuesit e ELEM-it anuluan një thirrje transparente publike për angazhimin e punonjësve të nevojshëm për TEC - Bitolën dhe nënshkruan një tjetër marrëveshje në katër sy. Drejtuesit e saj arritën marrëveshje në lartësinë 21 milionë e 240 mijë denarëve për angazhimin e punëtorëve, një marrëveshje në katër sy me firmën SV Invest, e cila, sipas informative tona, është në pronësi të një miku të afërt të drejtorit të TEC-it. Paralelisht me këtë veprim është bërë edhe procedura e tenderimit, por ajo u tërhoq nga ELEM më 16 mars, për shkak të shkeljeve në dokumentacion, 14 ditë pas nënshkrimit të kontratës në katër sy, që mundëson angazhimin e punëtorëve përmes SV Invest. Sipas informacioneve tona, SV Invest do të marrë 197 denarë për orë pune për secilin punëtor të angazhuar, e ne dyshojmë se të punësuarit do të paguhen vetëm 97 denarë në orë, pra 100 denarë më pak”,- theksoi sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.
