Rasti “Monstra”, Boshnjakovski: Të gjitha materialet, në gjykatë

20.04.2018 17:45

Qeveria nuk komenton proceset gjyqësore që janë në rrjedhë, por zëdhënësi i saj, Mile Boshnjakovski....

Qeveria nuk komenton proceset gjyqësore që janë në rrjedhë, por zëdhënësi i saj, Mile Boshnjakovski, gjithsesi iu përgjigj pyetjes së gazetarëve sa i përket materialeve të përgjuara për rastin “Monstra”.

Të gjitha materialet janë në gjykatat e Maqedonisë, pohoi Boshnjakovski. Sipas tij, qeveria as nuk përzihet e as nuk intervenon në çështjet e gjyqësorit, por pret që të gjitha çështjet e hapura lidhur me këtë rast në fund të procedurës së adresuar të marrin përgjigje. Sipas tij, opinioni do të ketë qasje transparente në vendimin përfundimtar jo vetëm për rastin “Monstra”, por në secilin vendim të gjykatave.