Dhuna në Kuvend, Gjoshevski dhe Popovski dalin nga paraburgimi
20.04.2018 18:03
Dy nga të dyshuarit për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në kuvend....

Dy nga të dyshuarit për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në kuvend kanë dalë nga paraburgimi pasi gjykata ua zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak. Ish shefi i sigurimit të kryetarit të Parlamentit, Goran Gjoshevski, dhe ish kryeshefi në MPB, Oliver Popovski, kanë kërkuar të lëshohen në burgim shtëpiak, pas dorëzimit të garancive se nuk do të përpiqen të largohen nga vendi.
Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 sot njoftuan se Këshilli Penal e ka pranuar propozimin e mbrojtjes.
