Mungesa e ofertave për punë, mjekët dhe infermierët sytë drejt Gjermanisë

20.04.2018 18:55

Një thënie thotë “punë ka, por nuk ka profesionistë”....

Një thënie thotë “punë ka, por nuk ka profesionistë”. Po ashtu ka edhe një thënie tjetër “profesionistë ka por nuk u ofrohet punë”. Shembulli më i mirë janë mjekët dhe infermierët e rinj, të cilët pas përfundimit të shkollimit kanë mbetur pa angazhim dhe sytë i kanë jashtë vendit.

“Jam i interesuar të shkoj në Gjermani, kam kryer shkollën e infermierisë edhe fakultetit gjithashtu. Kam konkurruar në shumë vende, por nuk kam gjetur askund punë”,- theksoi infermieri i papunë, Fatlum Memishi.

Gjermania aktualisht ka mungesë të theksuar të kuadrit mjekësor dhe ka hapur mundësinë e të rinjve edhe nga Ballkani për t’u punësuar atje. Kushtet dhe rrogat sigurisht janë më të larta se sa ofrohen në vend.

“Në Gjermani kemi nevojë për infermiere çdo ditë. Shteti gjerman lëvron shuma të mëdha parash. Gati një miliard euro janë në qarkullim, të cilat janë në dispozicion për mjekësinë. Për këtë arsye ne kërkojmë njerëz në zonën e Ballkanit, një ndër këta vende është edhe Maqedonia”,- u shpreh afaristi nga Gjermania, Rudolf Zeger.

Një ndër kushtet për punësim është njohja e gjermanishtes. Kurset për mësimin e kësaj gjuhe janë plot. Qendra “Oportunity” ka hapur kurse në Shqipëri dhe Kosovë dhe së fundmi edhe në Maqedoni. Atje është vështirë të gjesh vend të lirë.

“Konkursi është duke filluar, salla është mbushur, na duhen edhe karrige shtesë, interesim ka dhe do të japim maksimumin, duke u dhënë mundësi njerëzve që vërtet duan të shkojnë të punojnë për një të ardhme më të mirë, kemi mundësi t’ua ofrojmë këtë”,- theksoi anëtarja e Qendrës “Oportunity”.

Numri i kandidatëve nuk është i kufizuar. Kandidatët e interesuar duhet që ta dinë gjuhën gjermane, të kenë të kryer nivelin e lartë të arsimimit dhe të njëjtit duhet të marrin licencën nga shteti që të mund ta marrim provimin shtetëror.

Rishikohet edhe një herë në Gjermani nëpërmjet zyrës se njohjes nëse lënda mësimorë është ë ngjashme me atë që bëhet në Gjermani, më pas vendoset nëse kandidatët do të punësohen apo jo. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)