Arrestimet për protestën në “Rrugën e kombit”, Gjykata liroi 8 të arrestuar, 3 mbeten ende në burg
Gjykata e Apelit të Shkodrës ka liruar 8 nga 11 protestuesit që ishin në masën “arrest me burg”....

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka liruar 8 nga 11 protestuesit që ishin në masën “arrest me burg” për dhunën në tubimin në Rrugën e Kombit tre javë më parë. 8 protestues do të vijojnë që të qëndrojnë në burg, ndërsa 7 të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë në masën “detyrim paraqitje”.
Në seancën që zgjati 4 orë, prokurorët kërkuan që të gjithë protestuesit të qëndrojnë në burg, ndërsa nuk u morën parasysh provat fomike të ofruara nga avokatët, ku pretendohej se protestuesit janë dhunuar.
Jashtë gjykatës së Apelit në Shkodër protestuan qytetarë të shumtë nga Kukësi, Hasi, Tropoja si dhe deputetët e grupit të PD-së.
Protestuesit hodhën tymuese dhe kapsolla në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe në drejtim të drejtorit të policisë së Shkodrës. Ata mbanin në duar pankarta të ndryshme me mbishkrimet “Lironi vëllezërit tanë!”, “Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin!” etj.
Nuk munguan edhe thirrjet kundër kryeministrit Rama dhe ministrit të brendshëm. Por, policia i kishte marrë masat duke vendosur në gatishmëri 200 efektivë për të shmangur incidentet nga protesta.
Për deputetët e PD-së dhe protestuesit, Shqipëria po jeton në të njëjtën situatë si në regjimin komunist. Ata fajësuan Ramën për gjithçka që po shkon keq në vend.
