Armeni, vazhdojnë protestat kundër qeverisë

20.04.2018 19:28

Së paku 65 persona u arrestuan nga policia në ditën e tetë të protestave kundër Qeverisë në Armeni.....

Së paku 65 persona u arrestuan nga policia në ditën e tetë të protestave kundër Qeverisë në Armeni.

Qindra protestues dolën në rrugët e Jerevanit për të kundërshtuar zgjedhjen e ish-presidentit, Serzh Sarkasian, në postin e kryeministrit. Policia kombëtare tha se 65 persona janë dërguar në stacione policore, pasi kanë bllokuar trafikun.

Ditë më parë, Parlamenti i Armenisë e votoi Sarkisianin për kryeministër, duke forcuar dominimin e tij pas një dekade si president.