Maqedoni
Mot i ngrohtë dhe me diell, temperatura deri 24 gradë
21.04.2018 12:11
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla ndërsa gjatë ditës do të fryj edhe erë e dobët jugore...

Temperatura e mëngjesit do të sillet nga 2 deri në 13 gradë celsius ndërsa ajo ditore mes 18 deri 24 gradë.
Edhe në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperatura që do të lëvizin nga 8 deri 24 gradë.
Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i thatë dhe stabil ndërkohë nga e diela do të ketë rritje të temperaturës ditore.
