Maqedoni

BDI: Rasti i neproshtenit i mbyllur me ligjin per amnisti

24.07.2014 18:09

BDI ka reaguar ndaj deklaratës së një dite më parë të deputetit të VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski...

BDI ka reaguar ndaj deklaratës së një dite më parë të deputetit të VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, i cili në Neproshten , në ceremoninë e ngritjes së  përmendores për 12 maqedonasit e zhdukur gjatë konfliktit të vitit 2001, kërkoi vënien në vend të drejtësisë për të qetësuar familjet. 
 
Drejtësia do t’i arrijë të gjithë ata që kryen krimin duke u shkaktuar dhimbje të mëdha familjeve.  Mbetja e maqedonasve në këto hapësira është e fortë njësoj si ky gur i vendosur në parkun përkujtimor për nder të atyre të cilët në mënyrë të pandershme, të ulët dhe kriminale sot nuk janë më në mesin tonë”, tha  deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski .
 
Por sot nga BDI në një reagim me shkrim , thonë se ligji për amnisti ka përfshirë të gjitha rastet e konfliktit të 2001, dhe asnjë prej tyre nuk do të hapet më. Sipas BDI-së, ligji për Amnisti i miratuar në vitin 201, përfshin edhe rastin e 12 maqedonasve të rrëmbyer .
 
“Interpretimi autentik i këtij ligji, është i qartë, veprat në fjalë nuk do të hapen kurrë. Milloshoski e ka bërë deklaratën para banorëve dhe familjarëve të 4 maqedonasve të zhdukur nga fshati Neproshten, me qëllim që t’u ofrojë atyre një kënaqësi momentale dhe jo me qëllim të dhënies së një efekti juridik dhe politik” , thonë nga BDI .