Maqedoni

Zaev: Tani është momenti rreth zgjidhjes për emrin

21.04.2018 14:41

Jemi të përqëndruar në zgjidhjen e kontestit me emrin e jo te afatet deklaroi Kryeminsitri Zoran Zaev...

Jemi të përqëndruar në zgjidhjen e kontestit me emrin e jo te afatet deklaroi Kryeminsitri Zoran Zaev, i pyetur rreth mundësisë që Greqi të bllokojë marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Korrikut.
 
Maqedonia e ka ftesën e kushtëzuar dhe ajo do të aktivizohet në korrik, shtator ose nëntor sapo të zgjidhim kontestin, thekson kryemisnitri.
 
“Nuk na duhet samiti i NATO-s që do ta mbaj në korrik, që dikush atje të mblidhet dhe vendosë për ftesën e Maqedonisë, Nëse më 7 maj e shpallim zgjidhjen dhe më 8 maj qeveria greke dërgon letër deri te sekretari gjeneral Stoltenberg, fillon procesi i ratifikimit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, prandja këtu më i madh është përqëndrimi te zgjidhja se sa te afatet.  Ajo që nënkupton procesin e ratifikimit dhe referendumit me arsye e shqetson qeverinë greke dhe minsitrin Kocias”, shprehet kryeministri i RM-së, Zoran Zaev. 
 
Ai njëherit theksoi angazhimin e qeverisë që vendi të marr datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. 
 
“Është shum me rëndësi për ne procesi të zgjidhet para së gjithash për shkak të marrjes së datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.Greqia me të vërtetë është pozitive. Ne sipas të gjitha gjasave do ta marrim datën për shkak të plotësimit të kushteve nëse vazhdojmë në këtë një muaj e gjysëm dhe më tej ti imlementojmë dhe miratojmë ligjet, jam i bindur se do të duhej të marrim përkrahje për gjithçka, por do të jemi të sigurt se do ta marrim nëse kemi zgjidhje për emrin”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.                                                                             
 
Kryemisnitri Zave vlerëson se pikërisht tani është momenti i së vërtetës për të gjetur zgjidhjen e kontestit me emrin, pas të cilës do të qëndronin të gjith participientët në shtet, duke ruajtur dinjitetin dhe identitetin, por duke mbajtur llogari edhe për dinjitetin dhe identitetin e palës greke.
 
I pyetur a pret zgjidhje në takimin e paralajmëruar për 25 korrik në Vienë të Austrisë mes shefave të diplomacisë të dy vendeve, Zaev tha se nëse ministrat arrijnë ti afrojnë qëndrimet aq sa të mbetet vetëm 10% e çështjes e pa dakorduar, do të ketë takim mes tij dhe kryemisnitrit grek Cipras për të mbyllur kontestin. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU