Maqedoni

Zaev: Në bisedën Aziri-Bejta flitet për subvencione

21.04.2018 15:13

Në bisedën telefonike mes Fejzi Azirit dhe ish kryetarit të Gostivarit Nevzat Bejta...

Në bisedën telefonike mes Fejzi Azirit dhe ish kryetarit të Gostivarit Nevzat Bejta, nuk flitet për rastin Mostra siç pretendohet nga familjarët e të vrarëve, por për subvencione të bujqësisë. Këtë e ka sqaruar Kryeminsitri Zoran Zaev, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë që të paraqitet si dëshmitarë në procesin gjyqësorë nëse ftohet nga ana e gjykatës.
 
“Për shkak të ndjenjës së prindërve që kanë humbur fëmijët kam treguar bisedat në hapsirat e LSDM-së ku kemi parë se një nga personat e dyshuar Aziri, thirr dhe bisedon në telefon me kryetarin e atëhershëm të Gostivarit Nevzat Bejta dhe e lut për 450 euro subvencione. Intervenon për subvencione në bujqësi, ka dhen, kjo është biseda, e kam treguar atë bisedë. Prindërve u kam treguar edhe me kë kanë biseduar ato që i quajnë telefona të fshehur. I kanë parë telefonat dhe në fund tër ajo është dorëzuar”, shprehet kryeministri Zoran Zaev.   
 
Ai njëherit theksoi se të gjitha matrialet që i ka poseduar i ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale, përfshi edhe ato që kishin të bënin me vet atë dhe zyrtarë të LSDM-së.
 
NAIM SINANI