Filipçe: Rritje pagash për mjekët dhe punësime të reja
Ministria e shëndetësisë, paralajmëron masa konkrete me të cilat shpreson se do të ulë numrin e kuadrit mjekësor që po largohet nga vendi...

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce bëri të ditur se pjesë e masave është edhe rritja e pagave.
Ajo çfarë tanimë kemi filluar është rritja e kompenzimit për kujdestarinë. Me të vërtetë çmimet për mundin në ndërrimin e natës që i merrnin edhe mjekët edhe infermieret ishin qesharake, theksoi minsitri.
Sipas tij, si hap i ardhshëm do të jetë rritja e pagave nga muaji shtator. Poashtu do të ketë edhe punësime të reja sipas një harte të saktë të institucioneve të shëndetësisë.
Në fillim të verës ose në vjeshtë do të ketë numër të madh të punësimeve edhe të mjekëve edhe të infermiereve, deklaroi minsitri i shpëndetësisë Venko Filipçe.
