Maqedoni

Zhernovski blokon planet e reja urbanistike

24.07.2014 18:12

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski ka vendosur të mos publikojë vendimin për ndryshymin...

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski ka vendosur të mos publikojë vendimin për ndryshymin e planeve të reja urbanistike.

Zhernovski tha se nësë edhe seansën e radhës  të Këshillit të Komunës Qendër vendimi nuk ndryshon atëherë ai do të drejtohet te gjykata kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të vendimit për ndryshimet e planeve kontestuese urbanistike. 

 

Ai tha se nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski ka kërkuar interpretim autentik të ligjit për vetqeverisje locale.

Sipas Zhernovskit planet e reja urbanistike në Këshillin e Komunës Qendër janë miratuar në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për planifikim urban dhe hapësinor.

 

Ndërkohë kryeministri Nikolla Gruevcski duke komentuar zhvillimet e fundit në Komunën qendër tha se Zhernovski luan rolin e viktimws duke u përpjekur që të fshehë dështimin e tij në mos-përmbushjen e premtimeve të dhëna, siç janë ndërtimi i shkollave, çerdheve për fëmijë dhe shum premtimeve tjera.