Maqedoni
Agjencioni për punësim me programe për punësimin e të rinjëve
21.04.2018 17:26
Në një takim me biznesmenë nga Komuna e Likovës, Agjencioni për punësim, prezantoi programet për punësimin e të rinjëve...

Punëdhënësit u njohtuan me kushtet dhe benefitet për punësimin e kategorive të ndryshme të të papunëve të kësaj komune.
“Qëllimi i këtij infotakimi, me punëdhënësit është ti informojmë ata me programet e reja dhe masat aktive për punësim dhe shërbimet e tregut në punë, të cilat janë të dedikuara për hapjen e vendeve të reja të punës dhe ngritjen e punësimeve përmes trajnimeve “ tha Marija Dimitrievska nga agjencia për punsim.
“Të gjithë ata persona që kanë biznes ide , le të paraqiten në Agjencionin për punësim në Kumanovë , të cilët mund të realizojnë biznesin e tyre përmes granteve, të cilat ne i japim. Këtë vit janë përfshirë dhe kategorizuar dy lloje edhe atë personat deri në 29 vjet , do të marrin mjete të pakthyeshme deri në 5,000 euro , mjete të pakthyeshme , kurse ata mbi 29 vjet do të marrin nga 4.000 eu mjete të pakthyeshme” tha ndër të tjera Nderim Jashari nga agjencia për punsim.
Mirëpo nga ana tjetër punëdhënësit në Komunën e Likovës u ankuan se edhe përkundër konkurseve dhe kushteve të mira për punë, megjithatë nuk munden të gjejnë punëtorë.
NEXHAT AQIFI
