Maqedoni

MPB: Paraburgoset një polic iu gjet marihuana në shtëpi

21.04.2018 18:29

Një pjestarë i policisë ka përfunduar në paraburgim pasi, njësiti policor për tregti me drogë dhe armë nga SPB Shkup...

Një pjestarë i policisë ka përfunduar në paraburgim pasi, njësiti policor për tregti me drogë dhe armë nga SPB Shkup, më 19 të këtij muaji, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ka gjetur 125 gram marihuanë dhe fara të kanabisit.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, bëhet fjalë për pjestarin e policisë me iniciale J.J. I moshës 40 vjeçare nga Shkupi, I cili pas analizës së bërë ka rezultuar edhe përdorues I heroines.

Policia deri tek Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka ngritur padi penale për veprën penale prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekurorëve.

Të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor.