Botë

DASH: Kina, Rusia, Irani e Koreja e Veriut shkelësit më të mëdhenj të drejtave të njeriut

21.04.2018 19:16

Shtetet e Bashkuara në raportin e saj të përvitshëm për të drejtat e njeriut kanë veçuar Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korea e Veriut...

Shtetet e Bashkuara në raportin e saj të përvitshëm për të drejtat e njeriut kanë veçuar Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korea e Veriut si abuzuese me të drejtat e njeriut, ndërsa qeveritë e këtyre vendeve i ka cilësuar si forca destabilizuese.

Duke komentuar raportin Sekretari i Shtetit në detyrë, John Sullivan kritikoi gjithashtu qeveritë në Siri, Turqi, Mianmar dhe Venezuelë, për abuzime me të drejtat e njeriut.

Raporti i DASH konsiderohet si përmbledhja më gjithëpërfshirëse e situatës së të drejtave të njeriut, duke mbuluar 200 shtete dhe territore në botë.

“Shtetet që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe tubimeve paqësore, që lejojnë aktet e dhunës kundër pjesëtarëve të grupeve fetare, etnike dhe minoritare, apo që cenojnë dinjitetin e personave janë moralisht përgjegjëse dhe dëmtojnë interesat tona”, tha Sullivan.