Turqi: Parlamenti ratifikon propozimin për zgjedhje
Parlamenti i Turqisë ratifikoi propozim-ligjin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme më 24 qershor të këtij viti...
Gjithsej 386 deputet nga Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim, si dhe partitë opozitare Partia Popullore Republikane dhe Partia Lëvizja Nacionaliste votuan në favor të propozim-ligjit.
Duke folur para deputetëve në asamblenë e përgjithshme, kryeministri Binali Jylldërëm tha se sot është moment historik për Turqinë, pasi ai është kryeminsitri I fundit i vendit.
Ai theksoi se Turqia do të jetë në gjendje të marrë vendime të shpejta me sistemin presidencial të qeverisjes, por edhe shpejt t’i zbatojë këto vendime.
“Zbatimi i plotë i këtij sistemi sigurisht do të jetë i mundur pas zgjedhjeve që do të mbahen në Turqi më 24 qershor. Këto zgjedhje janë me rëndësi të madhe në kontekstin e qëllimeve për 100 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë”, deklaroi Yıldırım.
