Maqedoni
Brukseli, sërish ka kërkuar rivendosjen e dialogut politik konstruktiv në Maqedoni
24.07.2014 18:15
Brukseli, sërish i tërhoqi vërejtjen Maqedonisë për rivendosjen e dialogut politik konstruktiv...

Brukseli, sërish i tërhoqi vërejtjen Maqedonisë për rivendosjen e dialogut politik konstruktiv.
Drejtoresha në Drejtorinë për Zgjerim të BE-së, Aleksandra Kas-Granje, kërkoi dje nga Shkupi përkushtim të të gjithë aktorëve politik në vend, për sfidat që e presin vendin në rrugën e tij drejt BE-së.
Por, kryeministri, Nikolla Gruevski, ka fajësuar sërish LSDM-në për mungesën e dialogut.
“Dialogu politik, mund të vendoset në secilin moment kur nga LSDM-ja do të vlerësojnë se janë të gatshëm të bisedojnë. Por, nuk do të pranojmë kushtëzime të tipit “Qeveri teknike” në asnjë formë”- deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.
Nga LSDM, ende nuk janë prononcuar rreth rivendosjes së dialogut politik konstruktiv të kërkuar nga Bashkimi Evropian, si dhe deklaratës së kryeministrit Gruevski, se fajtorë për këtë është LSDM.
REXHEP QAMILI
