Botë
Siri: Ekspertët e armëve kimike arrijnë në Douma
21.04.2018 20:03
Ekspertët ndërkombëtar të armëve kimike më në fund kanë arritur në bazën e dyshuar për armë kimike në Siri...

Skuadra nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka lënë Damaskun dhe ka shkuar në Douma të shtunën – vendi ku ishte ndërmarrë sulmi me armë kimike.
Shtetet perëndimore thonë se qeveria e Sirisë ka udhëhequr një sulm kimik në këtë qytet me shtatë prill, duke shkaktuar disa vdekjeje.
Por, Siria dhe Rusia, që e kontrollojnë qytetin, e kanë mohuar sulmin.
