Kotzias: Optimist për marrveshje me Shqipërinë
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, është shprehur shumë optimist për sa i përket bisedimeve me Shqipërinë duke paralajmëruar nënshkrimin e një marrveshjeje në muajin maj...

Në një intervistë për “Ta Nea”, Kotzias theksoi se deri në fund të muajit maj do të mbyllen të gjitha marrëveshjet me Shqipërinë.
Ministri i Jashtëm grek përsëriti dhe njëherë se në bisedimet me palën shqiptare nuk është diskutuar asnjëherë për çështjen çame pasi Athina nuk e pranon atë.
Ndërsa për sa i përket pronave që pretendohen nga komuniteti çam, Kozias tha se ato i mbeten shtetit grek deri në momentin që është ende në fuqi ligji i luftës.
Kotzias ka thënë se këto janë problem që ekzistojnë prej 70 - 80 vjetësh dhe kur marrëveshja të vijë në parlamentin grek të gjithë do të befasohen me polemikat e pakuptimta nga të dyja palët ndër vite.
