Botë

Kroaci: Vulin shpallet person i pa dëshiruar

22.04.2018 12:56

Pas djegies së flamurit kroat nga Sheshel, dhe disa deklaratave të ministrit serb, Vulin raportet mes Kroacisë dhe Serbisë duket se janë përkeqësuar...

Gjatë një akademie përkujtimore për viktimiat në kampin Jasenovac, Vulin kishte thënë se për të shkuar në Kroaci, nuk i pyet ministrat kroatë, por Vuçiqin.

“Sigurisht që këto ditë nuk do të shkoja në Jasenovac. Do të shkoja vetëm ku ka serbë, pasardhës të viktimave. Dhe ai që do të vendoste është komandanti suprem i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e jo ministrat kroatë”, ka thënë Vulin.

Por Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar mbrëmë vonë se deri në një vendim tjetër,Vulin është “persona non grata” në shtetin kroat.

“Vulin është i njohur për një retorike të pahijshme, dhe deklarimet e tilla nuk kontribuojnë në raportet tona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kroate.

Ndaj deklaratave të Vulin reagoi edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

“Kushdo që vjen këtu duhet ta respektojë shtetin kroat, dhe deklaratat ofenduese për momentin nuk janë zgjidhja më e mirë”, tha Plenkoviq.

Të gjitha institucionet në Kroaci janë njoftuar që Vulinit i ndalohet hyrja. Edhe Kosova kohë më parë arrestoi dhe dëboi për në Serbi këtë minister, pikërisht për shkak të retorikës nacionaliste që ai përdor në fjalimet e tij.