Arabia Saudite: Rrëzohet një dron afër pallatit mbretërorë
Forcat e sigurisë në Arabinë Saudite kanë bërë të ditur se kanë rrëzuar një dron, i cili po fluturonte mbi një lagje në Riad...

Forcat e sigurisë në Arabinë Saudite kanë bërë të ditur se kanë rrëzuar një dron, i cili po fluturonte mbi një lagje në Riad, ku gjendet edhe Pallati Mbretëror.
“Policia në lagjen Khuzama ka parë një dron të vogël”, dhe e ka goditur atë.A utoritetet janë duke e hetuar këtë incident”, ka ka raporuar agjencia Saudi Press.
Një zyrtar saudit i ka thënë agjencisë Reuters se Mbreti Salman nuk ka qenë në Pallat, në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje.
Raporte të pakonfirmuara në mediat sociale kanë sugjeruar se janë dëgjuar të shtëna me armë përreth Pallatit Mbretëror, por autoritetet kanë mohuar raportet të tilla.
Siguria përreth Pallatit Mbretëror është rritur kohëve të fundit, teksa Princi i Kurorës, Mihammad bin Salma është zotuar se do të reformojë ekonominë e vendit dhe do të heq disa nga kufizimet kulturore.
Së fundmi princi ka arrestuar disa figura kyçe, përfshirë edhe rivalë të familjes mbretërore, nën akuza të ndryshme, përfshirë edhe korrupsion.
