Botë
Dagestan: Vriten nëntë kryengritës
22.04.2018 15:06
Nëntë kryengritës janë vrarë nga policia në rajonin e Dagestanit, pasi dyshohej se po planifikonin akt terrorist gjatë një feste në muajin maj...

Komitetit anti-terror rus ka shkruar në ueb-faqen e tij se ka pranuar informacione se ata po planifikonin një sulm.
Sipas autoriteteve ruse, ata ishin fshehur në Derbent, që është qyteti i dytë më i madh në republikën me shumicë myslimane të Dagestanit.
Komiteti tha se zyrtarët kanë gjetur dy grupe të personave të dyshuar në Derbent dhe i ka urdhëruar ata që të dorëzohen.
Por, të dyshuarit kanë refuzuar dhe janë vrarë gjatë përleshjeve me armë zjarri.
Në Dagestan, në vitet e fundit ka pasur operacione të ngjajshme të policisë, ndaj pjesëtarëve të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik.
