Maqedoni

Pr/ligji për media, javën që vjen, nisin diskutimet rreth amendamenteve

22.04.2018 15:50

Javen e ardhëshme fillon debati për amadamentet e partive politike për ligjin për media...

Javen  e ardhëshme fillon debati për  amadamentet e partive politike për ligjin për media, i cili është në lexim të dytë në komisionin amë për Transport dhe Lidhje.
 
VMRO-DPMNE përmes 63 amadamenteve te parashtruara,  kryesisht kërkon që të mos ndryshohet përbërja aktuale e Këshillit Programor të RTVM-së dhe Agjencisë për sherbime Audio dhe Audiovizuele.
 
Sipas VMRO-së, ndryshimet  në këto këshilla, nuk bëhen për të emëruar profesionistë, por që këshillat e rinj të mund të shakrkojnë drejtuesit aktualë të përzgjedhur në konkurset e fundit. Gjithsesi VMRO do të votonte pro emërimeve të reja në këshillat programorë, në momentet kur anëtarëve të vjetër do ju skadojë mandati.
 
“Ne vlersojmë se propozim ligjin për media nuk sjellë asgjë të re, përveç se  mundëson që përmes miratimit të tij , të ndryshohet përbërja aktuale e Këshillit Programor i RTVM-së dhe këshillit  të  Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele,  që më pas , përbërja e re e këshillave në fjalë, të mund të shkarkojë drejtorët aktualë të këtyre dy institucioneve që janë zgjedhur në mandat dhe procedurë ligjore. Për ne kjo është absurde dhe e pakuptueshme”, shprehet Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
 
11 Amendamente ka parashtruar edhe grupi parlamentar i LSDM-së. Përmes ndërhyrjeve në tekstin aktual të propozim ligjit, LSDM synon të arrijë  procedura  me transparente dhe llogaridhënëse në përzgjedhjen e antarëve të rinj të këshillave mbikqyrës në këto institucione.
 
Partia maqedonase  në pushtet është e bindur se ligji i ri do të sigurojë pavarësi dhe profesionalizëm më të madh në servisin publik dhe agjencinë e mediave.  
 
“Qëllimi i miratimit të ligjit të ri për media si dhe ligjeve tjera që i miratojmë në Kuvend është që ato të jenë funksionale dhe të implementohen në praktikë. Ditëve të fundit dëgjuam  nga përfaqësues të lartë KE-së në Shkup se nuk mjafton veç të kemi rregullativen ligjore  por ajo duhet të  implementohet, me qëllim të reformimit për gjithë atë gjëra që ka  pasur vërejtje në raportin  ndërkombëtare dhe vërejtjet e opinionit në vend.. Për herë të parë parashihet që këto dy trupa Rregullorë të fitojnë një procedurë më transparente dhe më  llogaridhënëse gjatë  përzgjedhjes së antarëve të tyre, që njëherit do të garantojnë  se në punën e  këtyre dy insitucioneve,  nuk do të ketë ndërhyrje nga askush”, shprehet Frosina Remenski nga LSDM.
 
Grupi parlamentar i BDI-së, përmes amendamanteve të parashruara për propoizm ligjin në fjalë kërkon që përveç dy të tretat e votave të deputetëve, emrimi i antarëve të rinj të bëhet edhe përmes zbatimit të parimit të Badenterit, përmes të cilit do të bëhej filtrimi më i detajuar i  kandidatëve në këto vende.
 
“Ne kemi propozuar 2 amadamente ku parashihet përveç votimit të dy të tretat e votave antarët e rinj të votohen me parimit të Badenterit, do të thotë me shumicën e votave të deputetëve të bashkësive tjera etnike. Do të thotë edhe antarët e agjencisë dhe për Shërbime Audio dhe audiovizuele dhe të këshillit programor të RTVM-së parashikohet të bëhet me dy të tretat e votave dhe me Badenter”, theksoi deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili.
 
Për propozim ligjin për media ka pasur edhe debate publike me përfaqësuesit e meidave dhe të shoqatave të gazetarëve.
 
Nevoja për një ligj të ri për mediat doli si rezultat i marrëveshjes së arritur politike mes pushtetit dhe opozitës së atëhershme në  Përzhinë.
 
REXHEP QAMILI