Maqedoni
Raporti i progresit, Pollozhani: T`i kushtohet rëndësi inovacioneve; Bekteshi: Raport pozitiv, me vërejtje të vogla
22.04.2018 16:17
Edhe pse Maqedonia ka përparime në sferën ekonomike, megjithatë sipas raport-progresit të KE ekonomia e Maqedonisë...

Edhe pse Maqedonia ka përparime në sferën ekonomike, megjithatë sipas raport-progresit të KE ekonomia e Maqedonisë çalon në disa segmente siç janë zbatimi i dobët i kontratave, ekonomia jo folmale apo mungesa e investimeve.
Sipas profesorit universitar Petrit Pollozhani, mangësitë të cilat i ka nënvizuar KE në aspektin ekonomik janë reale.
Pollozhani vlerëson se për të pasur një zhvillim më të qendrueshëm ekonomik, shteti gjatë periudhës së ardhshme duhet të përqendrohet në rritjen e konkurencës të bizneseve vendore, trajnimin e kuadrove profesionale, eleminimin e ekonomisë së zezë dhe thithjen e mjeteve që vijnë nga mërgimtarët.
“Ekonomia e Maqedonisë duhet ti kushtoj më shumë rëndësi inovacioneve, sepse bizneset e vendit duhet të jenë konkuruese në tregun ndërkombëtar dhe ato pa inovacione, pa stimul finansiar të inovacioneve ato nuk mund të arrijnë konkurencën dhe nuk mund të fitojnë në këndin ndërkombetar. Duhet të investohet në kapitalin human, trajnime, seminare të ndryshme që ato ti adaptohen kërkesave të tregut, duhet të rregullohet dhe duhet të ketë ndryshime rrënjësore në arsim, arsimi është elementi i parë zhvillimor që mundëson zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, shprehet profesori universitar Petrit Pollozhani.
Nga ana tjetër ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi raportin e vlerson si pozitiv me disa mangësi të vogla, të cilat, sipas tij, do të tejkalohen në një periudhë të shkurtë.
Bekteshi thekson se për disa vërejtje të cilat theksohen në raport ministria e ekonomisë veçmë ka propozuar ligje, siç është rasti me ligjin e ri për energjetik dhe me atë të mbështetjes financiare të investimeve, të cilat janë në procedurë parlamentare.
“Disa nga vërejtjet të cilat janë në raportin e ri, ne vetëm i kemi paraparël në ligjine ri për mbështetje të investimeve, siç janë bashkëpunimi i investimeve të huaja me kompanitë vendore në RM. Megjithatë, dua të theksoj faktin se këto nuk janë paraparë në raportin e ri për shkak se ende nuk jnaë të miratuara në[ parlamentin e RM-së edhe pse ato vetëm janë në procedurë dhe shpresojmë se së shpejti do të miratohen në Kuvendine Republikës së Maqedonisë”, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Sipas raportit të Progresit të KE thuhet se ekonomia në vend, ka bërë disa përparime në sferën e menaxhimit të financave publike dhe të transparencës, gjithashtu marrëdhëniet tregtare dhe investimet me BE-në janë intensifikuar, por mbeten disa mangësi si zbatimi i dobët i kontratave dhe shkalla e lartë e ekonomisë joformale.
Gjithashtu thuhet se ekonomia në Maqedoni ende vuan nga mungesat e kuadrove të arsimuara, kurse kriza politike ka dëmtuar investimet.
ERSAN PAJAZITI
