Maqedoni

Dita e tokës: Aksione pastrimi edhe në Maqedoni

22.04.2018 16:41

Me rastin e ditës së Tokës e cila këtë vit shënohet me moton “të ndërpritet ndotja nga plastika”...

Me rastin e ditës së Tokës e cila këtë vit shënohet me moton “të ndërpritet ndotja nga plastika”, 150 adhurues të natyrës u bënë pjesë e aksionit për pastrimin e lumit Kozjak nga shishet e plastikës.
 
Pjesë e Aksionit ështe edhe zëvendësministri i ambientit Jani Makraduli, i cili me këtë rast theksoi se nëse dëshirojmë ti japim fund plastikës si mbeturinë atë duhet ta bëjmë nga shtëpia, ta selektojmë dhe hedhim në kontejner të veçantë.       
 
“Është shum me rëndësi që nga mosha e vogël, në çerdhe në shkollat fillore të ndërtohet ajo vetëdije dhe në atë mënyrë sëbashku të veprojmë. Peshkatarët janë adhurues të natyrës por megjithate edhe ata janë pjesë e këtyre shisheve që po I shohim. Sanksionet egzistojmë por ti japim mundësi edukimit”, shprehet ministri i ambientit Jani Makraduli.
 
Një aksion pastrimi nga Universiteti Ndërkombëtarë Ballkanik në Shkup, në bashkëpunim me organizatën rinore ekologjike "Go Green", u organizua edhe në Parkun e Qytetit të Shkupit. Aksionit iu bashkangjitën edhe punonjësit e Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim.   
    
“Studentët kanë mjaftueshëm interesim për të qenë prezent këtu, gjithashtu kemi mbështetje edhe nga ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërim” të cilët kanë ardhur më një numër të madh ekipesh, interesim ka te qytetarët por mendoj se interesimi duhet të jetë akoma më i madh”, shprehet përfaqësuesja e organizatës ekologjike "Go Green", Ana Maria Velinovska.    
 
“Kërkesat e qytetarëve të qytetit të Shkupit  duhet të arrijnë deri te autoritetet e qytetit  dhe ky aksion mund  të vijë nga ana shërbimeve për pastrim të qytetit, me gjithëatë nuk duhet të harrojmë se angazhimi individual i qytetarëve për një ambient më të pastër është i patjetërsueshëm, nëse duam që ta arrijmë këtë qëllim”, shprehet sekretari gjeneral në Universitetit Ballkanik Visar Ramadani.
 
“Motivi jonë kryesorë është që të kemi një kryeqendër  të pastërt, të rrisim vetëtijen e qytetarëve që të mos hudhin mbeturina dhe ta ruajmë ambientin jetësorë”, shprehet Luljeta Sadiku ligjeruese në “Universitetin Ballkanik.
 
Ky aktivitet kishte për qëllim të pastroj parkun e qytetit dhe shtegun përgjatë lumit Vardar.
 
Dita e Tokës, është një ngjarje globale, që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e mjedisit. Për herë të parë, Dita e Tokës është shënuar më 22 prillin e vitit 1970 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU