Botë

Tiranë: Digjen qindra ton plastike në një fabrikë

22.04.2018 17:51

Fabrika “Everest” e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit në Tiranë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm...

Fabrika “Everest” e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit në Tiranë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, me çrast u dogjën qindra tonë plastike.

Sipas dëshmitarëve vatra e parë e zjarrit është vënë re rreth orës 09:30.

Për shkak të materialeve plastike tejet të ndezshme janë dashur pak minuta që flakët të dilnin jashtë kontrollit duke shkaktuar shtëllunga të mëdha të tymit. 

Operacioni i fikjes së zjarrit angazhoi dhjetra zjarrfikëse të Tiranës, ndërsa në ndihmë të tyre erdhen edhe mjete zjarrfikëse të ushtrisë, të Vorës, Durrësit si edhe botë uji nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Beteja e parë e fituar në luftën me flakët ishte pengimi i tyre për të ndezur një tjetër biznesi aty pranë.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për shkakun e zjarrit. Kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Tiranë, Shkëlqim Goxhaj ka thënë se përgjigja zyrtare do të kërkojë pak kohë.

Por ai ka sqaruar se fabrika e riciklimit ishte gjobitur me herët në lidhje me mungesën e masave anti-zjarr.

Operacioni për fikjen e flakëve zgjati disa orë. Nga ky zjarr pati vetëm dëme matriale, ndërsa nuk pati asnjë të lënduar.